Jehona Lushaku: Vlora Çitaku, vlerë absolute e shtuar për kryesinë e PDK-së

“Mendoj që ka disa personalitete shumë profesionale që janë përfshirë në këtë kryesi dhe këtu para së gjithash me duhet të përmend ish-ambasadoren Vlora Çitakun e cila me eksperiencën dhe historikun e zhvillimit të saj në ndërlidhje me PDK-në është vlerë absolute e shtuar për këtë kryesi. Ajo do të kishte qenë po ashtu një kryetare e mirë e PDK-së, por meqë tani është Memli Krasniqi atë e shoh si një nënkryetare shumë të fortë dhe të angazhuar që do t’i sjellë vlera të shtuara PDK-së”.

Ajo, Klan Kosova, tha se do të donte të shihte edhe më shumë gra në strukturat udhëheqëse të partisë që drejtohet nga Memli Krasniqi.

“Do të kisha parë edhe më shumë gra në këtë kryesi për të përçuar mesazhin se politika është edhe ‘sport për gra’, për shkak se gratë do të mund të bënin gjëra shumë të mira për vendin. Në bazë të historikut të fundit shohim shumë pak gra të cilat kanë zë të fuqishëm brenda partive politike dhe shpesh herë janë përfshirë brenda forumeve rinore dhe të grave dhe nuk është se kanë çuar shumë peshë në vendime të rëndësishme. Është e rëndësishme që të përfshihen më shumë gra dhe jo vetëm në momentet e fundit përpara zgjedhjeve për të përmbushur kuotat gjinore, por që të jenë gjithmonë të përfshirë në strukturat vendimmarrëse dhe t’iu mundësohet për brenda në parti që të rriten si lidere të së ardhmes”.

Lushaku ka thënë se edhe PDK-ja po përpiqet që të bëjë një transformim duke iu nënshtruar kështu kërkesës elektorale që të ndryshojë nga brenda.

“PDK-ja po del të shkojë përmes një procesi të transformimit në bazë të të cilit po zgjedh strukturat e saj që janë pak a shumë të ndikuara nga fryma e përgjithshme e ndryshimit, kërkesa elektorale për të ndryshuar nga brenda. Mendoj se kjo deri diku është adresuar edhe me kryesinë e re duke provuar që të bëjë gjithpërfshirje nga të gjitha grupacionet. Edhe PDK-ja ka rifreskuar kryesinë dhe ka përçuar mesazhin e rikthimit të disa figurave që nuk kanë qenë aq shumë të pranishme viteve të fundit me qëllim që t’i kthehet vlerave të saj bazë dhe ta zhvillojë partinë edhe me disa figura që janë zhvilluar në poste të caktuara”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker