Krasniqi e falënderon Hoxhajn për punën dhe respektim të parimit që ta mbajë vetëm një pozitë

Krasniqi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shkruar se çasja e profesor Hoxhajt për ta respektuar këtë parim është shumë pozitive në mbështetje të reformave për fitore të reja të PDK-së, shkruan Rahoveci INFO.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Falënderoj mikun tim, profesorin Enver Hoxhaj për punën dhe kontributin e madh në udhëheqje të  Partisë Demokratike të Kosovës, në veçanti për punën e tij si u.d kryetar i PDK-së në kohë të vështira për ne dhe për Kosovën.

Ndonëse ne kishim vendosur në Konventën e dhjetë të PDK-së që deputetët tanë ta kryejnë vetëm punën në Kuvend, pa mbajtur pozita të dyfishta edhe në Kryesi të partisë, në respekt të kontributit dhe punës së tij, unë e kam propozuar profesor Hoxhajn që të jetë edhe pjesë e Kryesië së re, por ai ka vendosur ta respektoj plotësisht parimin e dalë nga Konventa duke mbajtur vetëm detyrën e deputetit të PDK-së në Kuvend.

E falënderoj shumë për këtë çasje pozitive të tij dhe për ofrimin e gjithë mbështetjes që ka dhënë dhe do të japë për reformat dhe fitoret e PDK-së për Kosovën. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker