Kritika ndaj qeverisjes se udhëhequr nga Albin Kurti

Kritika e tij vije pasi qe Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me partitë tjetra opozitare i propozuan Kuvendit kërkesën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Uashingtonit të datës 4 shtator 2020, si dhe të përgatitjen e planit të veprimit, i cili duhet të dërgohet për informim në Kuvend.

Kjo Rezolutë mori mbështetjen vetëm të deputetëve të opozitës, votat e të cilëve ishin të pamjaftueshme për ta marrë miratimin e saj.

“Përkundër thirrjeve të vazhdueshme edhe nga adminstrata e re e Presidentit Biden, për domosdoshmërinë e zbatimit të kësaj marrëveshje, Qeveria dhe shumica parlamentare në Kuvend vendos që të sillet dhe veproj kundër kësaj agjende strategjike të shtetit tonë. Qasja e tillë është kundër Kosovës dhe kundër interesave strategjike për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës. Vetëm dhe vetëm në kordinim të ngushtë me SHBA-të, Kosova e ka të garantuar perspektivën dhe zhvillimin e saj. Rrugë tjetër nuk ka”, ka shkruar Selmanaj. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!