Migjen Kelmendi largohet nga Partia Demokratike e Kosovës

Këtë e ka bërë të ditur vet Kelmendi me anë të një postimi në Facebook, shkruan Rahoveci INFO.

Ai ka thënë se kësaj partie i ishte bashkuar në një moment kritik me qëllim të sinqertë që të kontribuojë në këtë periudhë, shkruan Rahoveci INFO.

“Sot mendoj se i ndihmoj tue u terheq dhe tue krijue hapsine per emna te ri dhe njerez te ri, sepse partia ka shume nevoje me u riperterie dhe me krijue nji fabul te re”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

ERDHI KOHA ME EC…

E bana nji cope udhe me PDK. Avantura jeme politike dhe angazhimi jem ne kete parti ma shume ishte simbolik, tue dashte me i dhane nji perkrahje modeste reformave te saponisuna asokohe ne parti.

Une s’jam i marruem prej partie, ju bashkova ne nji moment kritik me qellimin e sinqerte me kontribue e ndihmue, bash kur asht zor.

Sot mendoj se i ndihmoj tue u terheq dhe tue krijue hapsine per emna te ri dhe njerez te ri, sepse partia ka shume nevoje me u riperterie dhe me krijue nji fabul te re.

Besoj se partia ka me perballue kete periudhe kur po duhet me vazhdue, perkohesisht, pa themeluesit e saj, dhe ka me arrite me rifitue vendin e saj meritor ne spektrin partiak te Kosoves.

(PS. Kjo deklarate asht shkrue me 6 Qershor, por me lutjet e miqve te mij, mu kerkue me botue mbasi te kryhet procesi i zgjedhjes se kryetarit dhe kryesise se re.)

Prishtine, 6 Gusht 2021. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker