Ramë Buja thotë se s’pati përçarje në zgjedhjen e kryesisë së re

Ai tha se nuk ka pasë përçarje për zgjedhjen e kryesisë së re.

“Është shumë pretenduese që të thuhet se të gjithë kanë qenë të kënaqur, por kanë qenë të kënaqur të gjithë ata që kanë dhënë votën për këtë kryesi dhe ka qenë shumica absolute e Këshillit Drejtues që e ka bërë këtë gjë. Nuk do të thosha se janë bërë largime, por kanë ardhur fytyra dhe personalitete të reja në kryesi në të cilët kryetari dhe këshilli drejtues beson që do të sjellin rezultate të reja dhe natyrisht që do të jetë një rishikim i asaj që duhet të bëjmë. Pritet një rikthim shumë më serioz sesa që ishte në këtë situatë kur kryetari i partisë dhe presidenti i vendit shkuan atje ku nuk do të dëshironin as ata dhe as ne”, ka thënë Buja në një intervistë për Klan Kosovën.

Buja deklaroi së në mbledhjen e radhës së strukturës udhëheqëse të PDK-së do të diskutohet për planet dhe veprimet e para që duhet të marrë kjo parti.

Ai ka folur edhe për refuzimin e Enver Hoxhajt që ta marrë pozitën e nënkryetarit të PDK-së.

“Ka pasë mundësinë që të zgjedh të jetë ose nënkryetar partie ose deputet i Kuvendit të Kosovës dhe është vullneti i lirë i tij që ka vendosur të jetë deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës”.

Por, si e sheh ai faktin se Besa Ismaili ishte e pakënaqur që nuk është zgjedhur pjesë e kryesisë?

“Komenti im është i butë, edhe pse kërkon mbase më shumë të thuhet. Është e pamundur që të kënaqet e gjithë bota. Besa mbase ka të drejtë që është vlerë të jetë në kryesi, por vështirësitë që ka pasë kryetari i PDK-së kanë qenë të mëdha dhe mbase dikush që është vërtetë vlerë ka mbetur jashtë. Besa nuk ka bërë veprimin e duhur që të largohet për shkak që nuk është anëtare e kryesisë. Unë i kam thënë kryetarit kur më ka propozuar për anëtar të kryesisë dhe nënkryetar mos më llogarit për këtë gjë, më llogarit që në 24/7 jam i gatshëm të punoj për partinë, por nuk jam i etur për poste dhe as privilegje të caktuara”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker