“Rosak, dordolec” – Kokaj ia kthen Ardian Kastratit pasi ky u tall me të për “raketën”

Ky i fundit, në seancën e sotme, në kuadër të deklarimeve jashtë rendit të ditës, e quajti rosak dhe i veshur si dordolec Kastratin.

“Në seancën e kaluar, një zotëri i veshur si dordolec, me lara-lara primitive që i kishte vendosur në tulat e krahorit të tij, tallej e lazdrohej me disa metafora duke lakuar emrin tim. Ky zotëri dhe militantë të shumë mediave, po të kishin kryer vetëm shkollën fillore, e lerë më të mesme do të kuptonin se çka është shpejtësia para kozmike, numrin 7.9 kilometra në sekondë. Do të kuptonin, po përsëriti disa herë 7.9 kilometra në sekondë, pasi rosakët duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë. Mua më kujtohet përsëritje të tilla bënte një zonjë, një defatore, pasi puna e tyre ka zhurmë të madhe dhe brendësi boshe. Këta kanë një ngjashmëri sikur ajo zonja e nderuar i kanë disa halle atje dhe disa zhingla në tulat e kraharorit këtu”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati në seancën e kaluar duke ironizuar me 100 dhiteshin e Qeverisë Kurti u shpreh i çuditur se pse nuk është përfshirë si sukses “dërgimi i raketës së Jahja Kokës” në hapësirë. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!