Sejdiu: Përbërja e re e Kryesisë së PDK-së shpërfaq ambiciet e Memli Krasniqit për ecjen përpara

Sejdiu, që vet ishte i përfolur për kryesinë e re, ka thënë se ky hap i PDK-së është i mirë drejt modernizimit dhe normalizimit të politikës në Kosovë, shkruan Rahoveci INFO.
Sipas tij, përbërja e Kryesisë së re të PDK-së shpërfaq ambicien e kryetarit Memli Krasniqi për ecje përpara dhe potencialisht dhe për ndryshim të narrativës që PDK mund ta ndërtojë.
Postimi i plotë:
Zgjedhja e kryesisë së re nga PDK është edhe një hap i mirë drejt modernizimit e normalizimit të politikës në Kosovë.
Përbërja e kryesisë së re të këtij subjekti shpërfaq qartazi ambicien e Memlit për ecje përpara dhe potencialisht edhe për ndryshim të llojit të narrativës që PDK mund ta ndërtojë!
Zgjedhjet e 14 shkurtit duket se u lexuan mirë nga dy subjektet më të mëdha opozitare. /Rahoveci INFO/