Gërvalla premton më shumë persona me aftësi të kufizuara në institucione

Ministrja Gërvalla fillimisht është njoftuar rreth mundësive, sfidave dhe problemeve me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat nga të cilat përfaqësohen ata.

Ajo është zotuar për bashkëpunim dhe përfshirje sa më të madhe të të gjitha kategorive të aftësive të kufizuara në aktivitete institucionale.

Sipas një komunikate, Gërvalla ka theksuar se do të procedojë sa më parë me përmbushjen e obligimit ligjor për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, të cilët do të jenë të përfshirë në reformën e brendshme të MPJD-së. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker