Kurti-zyrtarëve publikë: Raportoni shkeljet ligjore

Kurti, përmes një videomesazhi, ka deklaruar që shkelësit e ligjit nuk e kanë vendin në institucione dhe se shkeljet ligjore duhet adresuar.

Ai ka garantuar zyrtarët publikë që sinjalizojnë se do të mbrohen nga ligji.

“Të dashur dhe të nderuar zyrtarë, raportoni shkeljet ligjore, raportoni abuzimet, raportoni keqpërdorimet. Legjislacioni ynë për mbrojtjen e sinjalizuesve është tejet i avancuar – është sipas standardeve ndërkombëtare, ai ju garanton mbrojtje, andaj sinjalizoni. Duke raportuar shkeljet ligjore do të bëheni mbrojtës të interesit publik dhe rrjedhimisht do ta forcojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona. Mos hezitoni, sinjalizoni”. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker