Pozita deklaron se Kuvendi ka punuar shumë e opozita e thotë të kundërtën

E dobët po konsiderohet puna e sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës nga opozitarët dhe shoqëria civile. Por për partinë në pushtet për këta katër muaj është bërë punë e madhe në Kuvend.

‘Të drejtën e opozitës e kanë natyrisht edhe opozita edhe shoqëria civile. Si deputetë kemi qenë ekstrem të angazhuar. Për mua është legjislatura e tretë me radhë, asnjëherë me kaq shumë punë nuk kemi qenë”, tha Kusari-Lila për RTK’në.

Por për ligjvënësit opozitar pushteti ka dështuar në Kuvend ndonëse ka vota të mjaftueshme për t’i kaluar ligjet.

“Sa i përket miratimit të ligjeve kemi dështuar. Koalicioni qeverisës ka dështuar që të ofrojë ligje në Kuvend sepse numrat i kanë. Është një neglizhencë e tepruar e qeverisë Kurti për të prodhuar ligje dhe dërguar në Kuvend dhe prej 16 tyre sa i kanë propozuar vetëm katër kanë kaluar”, tha Pal Lekaj, deputet i AAK’së.

Edhe pse Kuvendi mbajti të premten dy seanca nuk u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës pasi opozita e lëshoi sallën. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ndërkohë theksoi se të njëjtat do të shqyrtohen në seancën e radhës ndonëse ishte paralajmëruar mbyllja e punimeve të sesionit pranveror.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker