Konsiderohet se qeveria është fokusuar te dialogu dhe ka harruar bashkëpunimin me Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se është shqetësuese mungesa e bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Me të thënë të drejtën në këtë fazë të Qeverisë është jashtëzakonisht brengosëse dhe shqetësuese, mungesa e bashkëpunimit me shtetin amë. Kemi 14 marrëveshje të cilat nuk janë duke u zbatuar. Nuk kemi asnjë aktivitet të pashëm, të matshëm, të dukshëm, që do të rrisë bashkëpunimin me Shqipërinë, kemi pritur të gjithë së paku nga ajo që është premtuar nga fushat elektorale, që kjo qeveri do të rris dinamikën e bashkëpunim me shtetin amë. Ka nevojë ekonomia, kanë nevojë ndërmarrësit, por nuk kemi asnjë aktivitet, kemi një pasivitet total. Tërë energjia e kësaj qeverie është shndërruar dhe është kthyer nga çështja e dialogut, dhe është harru komplet bashkëpunimi ekonomik, kulturor, shkencor, teknik, dhe ndër kufitar me Shqipërinë”.

Sipas Shalës, për shkak të dëmeve që ka sjell pandemia, bashkëpunimi në mes dy vendeve do të duhej të dinamizohej.

“Duke marrë parasysh edhe izolimin e lëvizjeve për shkak të pandemisë do të ishte e nevojshme që ky bashkëpunim të dinamizohej në shkallën më të lartë të mundshme. Por, fatkeqësisht kjo nuk po ndodhë. i duhet ekonomisë, derisa po flasim për integrime të caktuar, ne duhet ta kishim bashkëpunim me Shqipërinë”.
Tutje, ai tha se praktika e takimeve qeveritare nuk ka sjellë rezultate, prandaj Shala kërkon që bashkëpunimi të shkrihet përtej kësaj.

“Konsiderojmë se mbledhjet e përbashkëta janë kulturë dhe praktikë e mirë, por të cilat nuk kanë dhënë rezultate, dhe unë jam ithtarë i asaj që duhet në sektor profesional të shkrihet përtej takimeve formale qeveritare, ky bashkëpunim duhet të shkrihet në takime praktike operacionale të sektorëve të ndryshëm. Nuk është problem a mbahen takimet ndër qeveritare, problem është zbatimi i marrëveshjeve, sepse shpesh kemi parë takime qeveritare, por në praktik nuk kanë rezultuar të suksesshme”.

Në anën tjetër, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet të ndryshojnë diplomacinë politike, pasi siç thotë ai kjo qasje sjell vetëm patriotizëm dhe jo bashkëpunim ekonomik.

“Me të thënë të drejtën unë kam qenë kritik ndërmjet këtyre bashkëpunimeve në mes Kosovës dhe Shqipërisë, e kam thënë gjithmonë se nuk mund të ketë prosperitet në avancimin e e marrëdhënieve, në qoftë se ky bashkëpunim përcjellët vetëm me një patriotizëm folklorik apo me një folklorizëm prej së kaluar. Ne na duhen hapa konkret dhe në këtë drejtim nuk na duhet marrëveshje që nuk zbatohen. Nuk mund të jetë indikator kyç i matjes së bashkëpunimit ekonomik, vetëm shkuarja e kosovarëve në pushim në Shqipëri. Ju po e shihni që rreziku më i madh që po i kanoset Kosovës është depërtimi i produkteve serbe përmes Shqipërisë në tregun e Kosovës. Ne kemi lajmërua dhe jemi dëshmitarë të asaj që shumë produkte që mendojmë se janë origjinale të Shqipërisë janë të paketuara dhe të mbushura në Serbi. Prandaj duhet të kemi një monitorim të marrëveshjeve të nënshkruara… Mes Kosovës dhe Shqipërisë është krijua një mosbesim i cili po ngadalëson bashkëpunimin ekonomik dhe mbi të gjitha është një diplomaci politike, e cila më shumë prodhon patriotizëm sesa bashkëpunim ekonomik”.
Gërxhaliu tha se në Shqipëria më lehtë bashkëpunon me shtetet e tjera të rajonit sesa me Kosovën.

“Definitivisht këto marrëveshje janë nënshkrua të njëjta nga cilado Qeveri që ka ardhur, dhe në këtë mënyrë nuk i bëhet nder bashkëpunim ekonomik mes dy shteteve dhe një popullit të ndarë. Sot më lehtë në Shqipëri bëhet biznes me serbë, grekë, sesa me kosovarët, prandaj duhet të ndryshoj qasja e bashkëpunimit ekonomik dhe interesi duhet të jetë ajo që na bashkon”.

Ndërsa, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të nisin vetë një platformë si “Ballkani i Hapur”, dhe pastaj t’i përfshijnë edhe shtetet tjera.

“Kosova dhe Shqipëria kanë shumë marrëveshje të nënshkruara, disa janë të zbatueshme disa janë të pazbatuara, e kjo vjen nga jo gatishmëria e dy qeverive, për t’u ulur për ratifikim të disa marrëveshjeve tjera, eliminimin e barrierave të dyfishta. Prandaj, Kosova dhe Shqipëria mund të jenë vet ‘Ballkan i Hapur’, vetëm të krijojnë kushte që shtete e tjera të futen në këtë marrëveshje që mund të ketë Kosova dhe Shqipëria, për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë infrastrukturën më të zhvilluar në Ballkan”.

“E kaluara e ka dhënë një rezultat të tillë ku shumë marrëveshje dhe disa takime kanë qenë vetëm për sa të marr pamje të mira. Por besoj që e ardhmja e institucioneve të dy shteteve është eliminimi i të gjithave pengesave që kanë të bëjnë një bashkëpunim ekonomik”, tha Shahini për EO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker