Lladrovci pas dorëheqjes së Hoxhës: Nuk është lajm i mirë për degën e as elektoratin

Lladrovci ka thënë se dorëheqja e Hoxhës nuk i bën mirë as degës, e as elektoratit.

“Dorëheqja e z. Hoxha nga kreu i degës së PDK-së në Drenas, nuk është lajm i mirë. Aq më pak, në kohën kur bëhet i ditur akti moral i tij. Partia Demokratike e Kosovës, niveli qendror e lokal është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale. Kjo dorëheqje nuk i bën mirë as degës, as elektoratit e as garës elektorale”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ndryshe sot, Sejdi Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së në Drenas.

Ai ka thënë se PDK-ja në qendër e ka injoruar dhe neglizhuar situatën e krijuar në Drenas, duke mos e trajtuar me serozitetin që e meriton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker