Latifi: Kurti e ka gjithë komoditetin që të tallet me opozitën, sa deputetë e kanë lexuar novelën e Kamysë?

Latifi tha se dyshon që dikush nga deputetët e tjerë të opozitës, përveç Kujtim Shalës, ta ketë lexuar novelën e Kamysë. Andaj, ai shkroi se Kurti ka komoditetin të tallet me opozitën në këtë rrafsh, shkruan Rahoveci INFO.

“Sa deputetë të opozitës e kanë lexu Kamynë dhe novelën e tij të famshme “I huaji”? Dyshoj se përveç Kujtim Shalës që është i fushës ku trajtohet Kamyja, asnjë tjetër. Kështu që kryeministri Kurti e ka gjithë komoditetin që të tallet me opozitën, jo vetëm politikisht, por edhe letrarisht e filozofikisht. Bile sa t’ia dojë kokrra e qejfit”, shkroi Latifi.

Kryeministri Albin Kurti shkroi për mënyrën se si tenori i famshëm shqiptar, Ramë Lahaj e mbylli koncertin në sheshin e Prishtinës.

“”Nëna vdiq sot”, kështu e mbylli koncertin mbrëmë Ramë Lahaj, njësoj siç e fillon Albert Kamy romanin e tij të famshëm “I huaji””, shkroi Kurti.

Ai u kritikua se bëri analogji të paqëndrueshme me rastin e vdekjes së nënës së Ramë Lahajt, pasi në romanin e Kamysë, personazhi kryesor nuk shfaq shumë dhimbje për vdekjen e së ëmës./Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker