Rreth 2 mijë euro i kushtoi buxhetit të shtetit fotografimi dhe pasaportat diplomatike të deputetëve

Në raportin që e ka siguruar KosovaPress, për shpenzimet e Kuvendit për gjashtëmujorin e parë për vitin 2021, shihet se vetëm fotografimi i deputetëve për regjistrimin e tyre për legjislaturën e tetë, i kushtoi legjislativit mbi 400 euro.

Ndërsa, pagesa për sigurimin e pasaportave diplomatike për deputetët e rinj të Kuvendit, i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 1 mijë e 220 euro.

Legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës është konstituar më 22 mars të vitit 2021, ndërsa këtë javë përfundon sesioni pranveror./Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker