Uran Ismaili u dërgon letër asamblistëve: PZHK duhet të anulohet, nuk do t’i lejojmë qeverisjes së ardhshme mundësinë të ankohet edhe për 4 vjet

Ismaili ka thënë se ky plan është shumë i rëndësishëm prandaj duhet që të bëhen bashkë dhe ta ndalojnë planin i cili përcakton tetë vitet e ardhshme të Prishtinës.

Lexoni reagimin e plotë të Ismaili:

E ardhmja e qytetit nuk duhet të vendoset në fund të mandatit. Qeverisja e ardhshme e Prishtinës, cilado qoftë ajo, nuk mund të humbë edhe katër vite duke u ankuar për planet që i kishte gjetur nga administrata e kaluar.

Sot u kam dërguar letër të gjithë asambleistëve të Prishtinës, pa dallim partie, përmes së cilës kam kërkuar ta ndalojmë miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës.

Plani Zhvillimor Komunal është dokument shumë i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit tonë. Ky është dokument që, përveç tjerash, parasheh hapësirat ku do të ndërtohen çerdhet, shkollat, ambulancat, parqet, dhe në cilin drejtim e në çfarë mënyre do të organizohen infrastruktura, lagjet tona, pronat e qytetarëve dhe industria e ndërtimit.

Unë besoj që është qëllim i përbashkët i yni që Prishtinën ta bëjmë qytet më të jetueshëm, më të lumtur, e më të zhvilluar. Prandaj ju lus që të bëhemi bashkë dhe ta ndalojmë planin i cili përcakton tetë vitet e ardhshme të Prishtinës.

Prishtina na bashkon 🌳💙. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker