Haradinaj reagon i frustruar pas raportimit të Rahoveci INFO se ai figuron si uzurpues i një prone në Prishtinë

Haradinaj ka zgjedhur që mllefin e tij ta shfryejë duke e quajtur “portal partiak” Rahoveci INFO, mirëpo pa dhënë asnjë argument në lidhje me këtë.
“Një portal partiak paska deklaruar se jam uzurpator i tokës komunale! Këtë gjë e kam sqaruar shumë herë por më duhet ta them prapë se ajo pronë nuk është e uzurpuar e as e rrethuar”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj është lëshuar në të tilla deklarata, pavarësisht faktit se ai ka qenë i intervistuar nga Rahoveci INFO edhe pasi që ai kishte zyrtarizuar kandidaturën e tij për Prishtinën. Gjithashtu, deklaratave nga kjo intervistë u është dhënë hapësirë e madhe në Rahoveci INFO.
Sidoqoftë, as Haradinaj nuk e ka mohuar vërtetësinë e raportimit në fjalë, pavarësisht se në fillim të statusit të tij është lëshuar në cilësime të tilla duke aluduar në shpifje.
Ai ka thënë se i ka shkruar komunës së Prishtinës që t’i pastrojë listat ku figuron emri i tij.
Haradinaj pretendon se kjo pronë që 70 vite nuk shfrytëzohet as nga ai as nga të tjerët.
Rahoveci INFO raportoi më herët se ka disa vite që Komuna e Prishtinës e ka hartuar Projektin për evidentimin e pronave komunale.
Ky dokument është i publikuar në ueb-faqen e Komunës së Prishtinës.
Aty shkruan se Daut Haradinaj po e mban tokën komunale në hapësirë prej 550 metra katrorë, pa pasur asnjë marrëveshje me Komunën e Prishtinës.
Numri i ngastrës kadastrale të parcelës në lagjen “Arbëria” është 4382-0.
Nuk është caktuar viti ose data se kur kjo tokë është uzurpuar, por evidentimi i pronave të paraqitura aty është thënë se është bërë në dhjetor të vitit 2014. Ndërkohë, sipas të dhënave të Komunës, toka figuron akoma aty në emrin e Daut Hardinajt, duke u shfrytëzuar pa një kontratë me Komunën.
Lexo edhe:
Pretendenti për kryetar të kryeqytetit ende figuron si uzurpues i një prone në Prishtinë
Ndërkaq më poshtë është i plotë reagimi i Daut Haradinajt, pa ndërhyrje: