Haxhiu: Vetëvendosje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Përmes rrjetit social Facebook, Haxhiu ka kritikuar Vetëvendosjen për sipas tij tendencën e prishjes së raporteve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, pikërisht nga ata që ai thotë se erdhën në pushtet me proklamimin e bashkimit kombëtar, shkruan Rahoveci INFO.

“Nxitja e një debati të tillë po bëhet me qëllim nga Qeveria Kurti për të mbuluar skandalet dhe dështimin në qeverisje, dështimin në procesin e vaksinimit, dështimin në mbështetje të profesionistëve shëndetësor, policëve,mësimdhënësve e zjarrfikësve”, ka shkruar ai.

Sipas Haxhiut vëmendja kryesore e Vetëvendosjes do të duhej të ishte menaxhimi i pandemisë së koronavirusit, që po shkon kah trendi rritës ku vetëm sot kemi pasur 562 raste pozitive.

Siç thotë ai, krejt kjo po ndodhë për t’i mbuluar skandalet  dhe dështimet në qeverisje të cilat ai pretendon se po ndodhin në pushtetin e ri.

Postimi i plotë i deputetit Bekim Haxhiu:

Për keqardhje deri në çfarë degradimi zhvillohet sot debati për armiqësinë dhe raportin Kosovë-Shqipëri, i shkaktuar nga ata që erdhën në pushtet me kauzën e bashkimit kombëtar.
Nxitja e një debati të tillë po bëhet me qëllim nga Qeveria Kurti për të mbuluar skandalet dhe dështimin në qeverisje, dështimin në procesin e vaksinimit, dështimin në mbështetje të profesionistëve shëndetësor, policëve,mësimdhënësve e zjarrfikësve.
Sot dhe ditët në vazhdim tema kryesore do të duhej të ishte 562 raste pozitive me Covid-19, pastaj edhe rastet e infektimit të disa fëmijëve dhe rastet e reja me virusin Delta të cilat nuk janë identifikuar e raportuar me kohë nga MSH. /Rahoveci INFO/
Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!