Hoxha i përgjigjet Sallahut: Ligji për Mjekësi Ligjore hyri në fuqi para se unë të isha ministre

Ai në një konferencë për media, tha se për këtë shkelje kishte pasur informacione edhe ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Sipas tij, në vitin 2016 kishte hyrë në fuqi Ligji i ri për Mjekësinë Ligjore dhe ishin shfuqizuar të gjitha aktet nënligjore të tij, mirëpo “udhëzimi i bazuar në ligjin e vjetër ende vazhdon të jetë në fuqi”.

Lidhur me këtë ish ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në një përgjigje për Klan Kosova, ka thënë që sipas saj, Ligji për Mjekësi Ligjore ka hyrë në fuqi para se ajo të ishte ministre.

Zëvendësministri i Drejtësisë: Për 5 vite ekspertët mjekoligjor janë kompensuar jashtëligjshëm në vlerën 1 milion euro

“Ligji ka hyrë në fuqi në prill 2016, ndërsa unë jam emëruar në MD ne korrik 2016, ku menjëherë kemi filluar me hartimin e ligjeve dhe akteve nenligjore te cilat kanë qenë në agjendën legjislative. Deri në shpërbërjen e Kuvendit që ka qenë rreth 9 muaj kemi dërguar në Kuvend 8 ligje duke përfshirë edhe Kodin Penal dhe ligje te tjera te rëndësishme. Sa i përket rastit në fjalë, ka qenë pjesë e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, të cilin rishikim e kam inicuar unë qysh në fillim te vitit 2017 dhe pastaj ministrat tjerë kanë vazhduar këtë nismë”.

Tutje Hoxha ka thënë që shpreson që ministrat që kanë ardhë pas saj ” të kenë arritur t’i përmirësojnë këto zbrazëtira ligjore të cilat janë evidentuar dhe po vazhdojnë të evidentohen”.

“Pra, kanë qenë edhe tre ministra pas meje duke përfshirë ministren aktuale dhe të gjithë ata paskan pasur mosveprim atëherë, mirëpo vetëm emrin tim e paskan përmendur”, u shpreh tutje ajo.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!