Lekaj për largimin e Reshitajt nga AAK: Vetë e ka zgjedhur këtë rrugë, s’kam më kohë të merrem me të

Madje, për Reshitajn sot u aludua se është propozuar në degën e partisë së Kryeministrit Kurti në Suharekë të jetë kandidate e LVV-së për kryetare të kësaj komune.

Këtë lajm, deputetja Reshitaj e ka mohuar përmes një postimi në Facebook ku ka treguar se nuk do të jetë kandidate për Komunën e Suharekës.

“Mbi ketë dua publikisht të ju njoftoj se në agjendën time për angazhimet e mia politike nuk e kam planifikuar dhe nuk e kam objektiv që të involvohem në zgjedhjet lokale të parapara të mbahen në Tetor të këtij viti”, ka shkruar ajo.

Reshitaj ka kohë që është distancuar nga partia përmes së cilës ka fituar vendin e deputetes në Kuvendin e Kosovës.

E nënkryetari i kësaj partie, Pal Lekaj në një prononcim për Infosot.com deklaron se ka kohë që partia nuk ka bashkëpunim me deputeten Reshitaj. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të AAK-së, deputetja këtë rrugë e ka zgjedhë me vetëdëshirë ndërsa thekson se nuk ka më kohë të merret me të.

“Prej kohës që i ka thy parimet e vendimeve të Kryesisë dhe këshillit drejtues të AAK-së , asnjë bashkëpunim nuk e kemi me deputeten në fjalë. Deputetja e ka zgjedhë këtë rrugë vetë. S’kam kohë shumë të merrem me të.” përfundon Lekaj.

Reshitaj që nga muaji prill i këtij viti, kishte filluar të vepronte kundër vendimeve të AAK-së mori pjesë në votimin për Presidentin e Kosovës.

Deputetja nuk iu bind partisë as javën e kaluar kur ajo u bë e vetmja deputete e opozitës që mori pjesë në votimin e Bordit të ZReE-së në Kuvend.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker