“Nuk më han për ty” – Bashkëpunëtori i Haradinajt shpalos bisedën e plotë me Ramën në zyrën e Merkelit

Ani pse nuk ia përmendi emrin, Rama duke iu referuar Haradinajt si “lider kosovar”, tha se ai në prezencë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, tha se “mu nuk më han luli për kta”.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-ministri Selim Selimi, i cili përmes një postimi në Facebook, tregon versionin e tij të atij takimi.

Postimi i plotë:

“Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent:
Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi.
Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin.
Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje:
Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty”. /Rahoveci INFO/
Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!