AAK-ja për arrestimet në Pejë: Po argumentohen ato që i kemi proklamuar tash sa vjet

Përmes një reagimi në Facebook, AAK ka thënë se vazhdimisht ka proklamuar për keqpërdorimet që po ndodhin në Komunën e Pejës, ndërkaq tani ato po argumentohen.

“Arrestimi nga Policia e Kosovës i dy drejtorëve dhe disa zyrtarëve të tjerë të komunës së Pejës, është një lajm i keq për të gjithë ne. Fjala është për arrestimet në Drejtoratin e Kadastrës dhe Gjeodezisë dhe Drejtoratin për Çështje Pronësore Juridike”.

“Ato që dega e Aleancës në Pejë i ka proklamuar tash e sa vite, për keqpërdorimet e tmerrshme që ndodhin në komunën e Pejës, dita ditës po argumentohen si të vërteta edhe nga organet e rendit”, thuhet në reagimin e Degës së AAK-së në Pejë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!