Haxhiu: Ende nuk kemi vendosur për skenarin se si do ta bëjmë vetting-un

Në një konferencë për medie, pas mbledhjes së Qeverisë, Haxhiu tha se janë duke punuar me intensitet që të bëhet vetting-u, pasi siç tha, ky proces është “kërkesë shoqërore”.

“Ende nuk kemi vendosur se cilin skenar do ta ndjekim, por nëse nuk shkojmë me ndryshime kushtetuese do ta kemi edhe planin B, që nëse në Kuvendin e Kosovës dështojnë ndryshimet kushtetuese ta kemi edhe planin B përmes ndryshimeve ligjore. Kemi thënë se jemi duke punuar me ekspertë që të shohim që të mos bëjmë ndonjë gabim në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja theksoi se shumë shpejt do të dalin me skenarin për vetting, por shtoi se për këtë duhet që të ketë konsensus politik.

“Besoj që shumë shpejt do të dalim me skenarin dhe në këtë drejtim unë mendoj që është i rëndësishëm edhe konsensusi politik, gjegjësisht planifikoj që shumë shpejt t’i takoj edhe grupet e tjera parlamentare, në mënyrë që ta kemi mbështetjen e tyre për një proces që është shumë i rëndësishëm dhe në shërbim të qytetarëve”, deklaroi ajo. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker