Kuvendi mblidhet nesër, këto janë pikat e rendit të ditës

Këtë, Kuvendi i Kosovës e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media.

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancën e fundit të sesionit pranveror, ndërkaq në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se fillimisht në senacë do të trajtohen tri pikat e mbetura nga seancat e kaluara, e më pas do të trajtohen edhe 10 pika të reja, shkruan Rahoveci INFO.

Pikat e mbetura te seancave të kaluara:

Votimi i Raportit me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare,

Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në NP KOSTT Sh.A.

Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Pikat e reja te seancës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-024 për ratifikimin e Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar,

Zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2020.

Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar.

Seanca mbahet nesër dhe fillon në ora 10:30./Rahoveci INFO/

 

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!