Mimoza Kusari-Lila, kandidon përsëri për kryetare të Gjakovës

E ftuar në emisionin “N’NEJË”, Kusari-Lila është shprehur se ‘pavarësisht sa lart ngjitet në pozita, ajo asnjëherë nuk mund t’ia kthejë shpinën Gjakovës, dhe se si “ushtare e devotshme”, nuk mund ta mohojë thirrjen që po pretendon se po i bëhet.’

“Gjakovës asnjëherë nuk mund t’ia kthej shpinën, pa marrë parasysh sa lart ngjitem. Kur me vjen thirrja për Gjakovën i lë krejt. Më duket vetja si në ushtri të reagimit të shpejtë, të thërrasin diku duhet të shkojë shpejt. Mua thirrja më ka ardhur, e unë si ushtare e devotshme për Gjakovën, natyrisht se nuk mundem me mohu një thirrje të tillë dhe besoj që shumë shpejt ne mundemi ta bëjmë publike që Gjakova nuk mbetet pa përkushtimin e njerëzve të vet,” – u shpreh ajo.

Kujtojmë se Kusari-Lila ka mbajtur pozitën e kryetares së Gjakovës nga viti 2013-të deri më 2017-të, për t’u mundur më pas në zgjedhjet lokale të viti 2018-të nga kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini.

Ky i fundit është prezantuar zyrtarisht nga AAK-ja si kandidat i kësaj partie për kryetar të Gjakovës në zgjedhjet lokale 2021.
Kusari-Lila ka mbajtur pozitën e kryetares së Gjakovës nga viti 2013-të deri më 2017-të.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!