“Open Ballkan” – A do ta lëshojë Kurti sërish ‘bajrakun’ nga presioni i SHBA-ve dhe BE-së?

Kundër pjesëmarrjes në këtë marrëveshje ka dalur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi sipas Kurtit kjo më shumë i ngjanë një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, dhe nuk i ngjanë aspak nisjes për një treg të përbashkët për vendet e rajonit, shkruan Rahoveci INFO.

E për këtë refuzim ka pasur shumë reagime, madje Edi Rama ka ironizuar rreth kësaj çështje, duke e konsideruar si keqardhëse se si ende europianët nuk mund të kuptojnë lidhjen e përbashkët që është duke u krijuar për të mirën e vendeve të rajonit.

Analisti Shkodran Ramadani, duke folur për Rahoveci INFO rreth mundësisë që kryeministri Albin Kurti të ndryshojë qëndrim në lidhje me “Ballkanin e Hapur”, ka thënë se kjo varet nga faktorë të ndryshëm.

“Perspektiva Europiane e Kosovës nëse “Open Balkani” është mënyra e vetme për ta përgaditur  integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian, varet nga ajo se sa është në gjendje Kosova të kryqëzojë këtë projekt me konfirmimin dhe afirmimin në dialogun Kosovë-Serbi. Nëse nuk ka përparim në këtë dialog do të jetë vështirë që të promovohet një nismë e tillë”, u shpreh ai për ajmi.net.

Sipas Ramadanit, edhe pse Kurti është i prerë në këtë vendim, një tjetër arsye e fortë që mund të shtyejë atë të ndryshojë këtë qëndrim është thirrja e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të shkuar përpara me këtë projekt.

“Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të ndikojnë në ndryshimin drejt këtij projekti pas shumë thirrjeve që janë duke i bërë që të shkohet përpara në këtë projekt, por Kurti ka dhënë një vendim të prerë, të cilin pritet të shihet në vazhdim nëse mund të ndryshojë diqka”, tha ai.

Ramadani gjithashtu, këtë projekt nuk e konsideron proces të vazhdimit të procesit të Berlinit, pasi procesi i Berlinit ka qenë Integrim Rajonal në kuadër të integrimin europian, ndërkohë që sipas tij “Open Balkan” është zëvendësim i Integrimit Europian, që është shumë e dëmshme për Kosovën dhe rajonin.

Ai beson që Kurti nuk do të ngutet në këtë proces, dhe do të kërkojë shumë e më shumë.

Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama, sot gjatë ditës në lidhje me refuzimin e Kurtit ka thënë se nuk mund të priten pafundësisht shtetet skeptike që të ndryshojnë mendjen e tyre.

Rama ka thënë se nisma në fjalë po përkrahet edhe nga Gjermania, por që në Prishtinë po u thuhet ndryshe qytetarëve, duke aluduar se publikut po i servohet një e vërtetë jo e plotë në lidhje me rrethanat faktike. /Rahoveci INFO/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker