PDK: Keqmenaxhimi i pandemisë nga Arben Vitia po e çon Kosovën në greminë

Gjoshi thotë se Arben Vitia ka ikur nga betimi që ka dhënë si mjek dhe tani vëmendjen e ka vetëm tek pushteti në Prishtinë.

Këtë status ai e ilustroi me një foto, ku ministri Vitia shihej krah modeles, Zana Krasniqi.

Postimi i plotë:

“Dje 562 raste, e sot 888.

Keqmenaxhimi me pandeminë po na çon në greminë.

Nëse do të ishte kaq i interesuar dhe i shqetësuar për shëndetin e qytetarëve, Arben Vitia do t’i përkushtohej vetëm detyrës që e ka marrë.

Por, jo! Vitia po e lë shëndetin e qytetarëve buzë greminës dhe do t’i përkushtohet zgjedhjeve për Prishtinë.

Asnjë doktor i vërtetë nuk do ta braktiste shëndetin e qytetarit”. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!