Rama: Gjermania po e mbështet “Open Ballkan”, ndryshe nga çka u thuhet njerëzve në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon me ngulm të insistojë që Kosova duhet të bëhet pjesë e kësaj marrëveshje, shkruan Rahoveci INFO.

Ai vazhdimisht është duke ironizuar me idetë e kryeministrit Kurti, i cili po refuzon të jetë pjesë e kësaj nisme.

Për këtë, ai ka shkruar edhe para pak minutash në Twitter. Sipas Ramës qeveria gjermane po e mbështet nismën e “Open Ballkan”, teksa njerëzve në Prishtinë po u thuhet ndryshe.

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!, tha në twitter Rama.

Rama është shprehur se sipas tij  nuk kemi kohë të presim derisa të tjerëve të ju mbushet mendja për këtë nismë.

Përveç Kosovës, në këtë marrëveshje nuk marrin pjesë as Bosnja dhe as Mali i Zi./Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker