Zgjatet pushimi i nëpunësve publik, Qeveria shton edhe dy festa zyrtare

Këtë e bëri të ditur kryeminisri Kurti në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar mendimin e qeverisë që në ligjin për festa zyrtare të shënohet 24 qershori dita e egjiptianëve dhe 25 korriku si dita e policëve të rënë në detyrë”, tha Kurti.

Këto dy propozime të Qeverisë do t’i shkojnë Kuvendit të Kosovës për t’u votuar si plotësim ndryshim të Ligjit për festat zyrtare.

Shoqëria civile në vazhdimësi ka ngritur zërin për numrin e madh të ditëve ku shënohen festat zyrtare në vend. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!