E konfirmuar, Mimoza Kusuari-Lila kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Gjakovës

Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka njoftuar se është arritur marrëveshje me kryetaren e Alternativës për Kosovën, zonja Mimoza Kusari-Lila për të garuar në Gjakovë.

Njoftimi i plotë:

Bashkëpunimit të suksesshëm ia mbajmë gjithnjë derën hapur.

Fryma e shkëlqyeshme e bashkëveprimit mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Alternativës për Kosovën ka sjellë rezultate të mira në nivel qendror e tash është momenti ta zgjerojmë edhe në nivel lokal. Ndryshimet e mëdha për të cilat ka nevojë Kosova, kërkojnë një bashkërendim të reformave e veprimeve të Qeverisë, me një drejtim transformues nëpër komuna.

Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik që kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Gjakovë do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën dhe njëherit ushtruesja e detyrës së grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari-Lila.

Me 14 shkurt u bashkuam në listën ngadhnjyese për referendumin e Republikës, në 17 tetor duhet të bashkohemi edhe një herë, për komunën, fshatin e lagjen tonë. Qeverisjes së mirë në nivel qendror duhet t’ja bashkangjesim edhe qeverisjen punëtore në nivel lokal. /Rahoveci INFO/

No photo description available.
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker