Kuvendi shkon zyrtarisht në pushim, Konjufca falënderon qytetarët për durimin

“Në pajtim edhe me vendimin që e ka marrë Kryesia e Kuvendit të Kosovës po e shpallim të mbyllur edhe sesionin pranveror. Që prej këtij momenti, Kuvendi zyrtarisht shkon në pushim deri kur të kthehemi për sesionin vjeshtor”.

Shefja në detyrë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka marrë fjalën në fund të kësaj seance dhe ka falënderuar të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të opozitës, për kontributin në këtë sesion.

“Kemi përfunduar sesionin pranveror me shumë sfida e jo me pak përplasje e argumente politike, por çka është shumë e rëndësishme është që kemi treguar që demokracia funksionon dhe deputetët punojnë dhe angazhohen. Falënderoj edhe deputetët e opozitës me të cilët bashkë kemi votuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe pikat e tjera që janë në interes të qytetarëve të Kosovës”.

Një falënderim të veçantë për fund e pati edhe kryeparlamentari Konjufca, shkruan Klankosova.tv.

“Kur jemi të falënderimet, mos ta harrojmë administratën e Kuvendit, sepse pa angazhimin dhe punën e tyre të palodhshme as ne deputetët nuk mund t’i kryejmë punët tona. Një falënderim i veçantë edhe për qytetarët e Kosovës që e kanë pasë durimin kolosal me na dëgju”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker