Mazda Miata kaloi nën një kamion në lëvizje

Pamjet e bëra në Rusi, të kujtojnë në mënyrë të parezistueshme një skenë nga filmi “The Fast and The Furious” në të cilën një veturë kalon nën një kamion në lëvizje.

Videoja ruse nuk tregon Honda Civic -in e famshëm si në film, por skena u rikrijua me ndihmën e një Mazda Miata të drejtuar nga marifeti rus Yevgeny Chebotaryev.

Ai postoi disa klipe në Instagram të marra ndërsa ngiste veturën dhe kalonte nën një kamion.

Mungesa e një çati definitivisht e ndihmoi shoferin të vlerësojë më mirë pozicionin dhe aftësitë e tij.

Sigurisht, pa marrë parasysh sa emocionuese dhe tërheqëse janë, këto klipe gjithashtu hyjnë në kategorinë “mos provo në shtëpi”. /Rahoveci.INFO/

The post Mazda Miata kaloi nën një kamion në lëvizje appeared first on Rahoveci.INFO.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker