Vetëvendosje dhe PDK dalin me kandidat të përbashkët në këtë komunë

Përmes një postimi në Facebook, Abdyl Gashi ka thënë se e duhet një unitet i subjekteve politike shqiptare.

Ndër të tjera, ai bëri të ditur se kanë takaur të gjithë subjektet politike në Artanë, për t’u bashkuar në këtë kauzë, e deri tani shton se kanë mbështetjen vetëm të PDK-së.

Nga kjo komunë PDK-ja dhe LVV-ja kanë vendosur që të kandidojnë një anëtar të shoqërisë civile.

Postimi i plotë:

“Te ndëruar qytetarë te Komunës së Artanës Lëvizja VETËVENDOSJE! në Artanë duke u bazuar në specifikat e Komunës së Artanës, ku në qeverisje lokale kemi Listen Serbe.Ne si Lëvizje kemi vlersuar që një unitet i subjekteve politike shqiptare është shumë i nevojshëm.
Si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Artanë kam takuar të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Artanë për t’u përbashkuar rreth kësaj kauze. Në këto takime Lëvizja VETËVENDOSJE! ka propozuar që të mbeshtetet një kandidat për Kryetar apo kryetare të Komunës nga shoqëria civile. Deri tani nuk kemi gjetur mbështetje nga subjekte të tjera në përjashtim të Partisë Demokratike të Kosoves.
Kur ka mbetur edhe pak kohë që një inciativë e tillë të bëhet e mundur, ftoj subjektet shqiptare që të jenë më racionale dhe më të ndërgjegjshme dhe të përbashkohen rreth kësaj iniciative prej të cilës fitojnë të gjithë, fiton Artana”. /Rahoveci INFO/
Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!