Zemaj-Kurtit për situatën me pandeminë: Nuk je në tokë të bukës, ministri “mindil” i ka braktisur qytetarët

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se krejt bota demokratike është në luftë për shëndet, ndërsa kryeministri Kurti veç për pushtet.

“Fillimisht thatë që e mundët pandeminë, pastaj thatë se do ta mundni! Cila është e vërteta juaj kryeministër? A besoni ende që e keni mundur pandeminë? Nëse po, atëherë nuk jeni në tokë të bukës. A mendon ende si dikur që ministri “mindil” është i duhuri për ta fituar këtë betejë? Nëse po, si është e mundur që i njëjti është duke u marrë me fushatë për zgjedhjet lokale dhe jo me pandeminë?”, shkruan Zemaj.

Postimi i plotë:

Kryeministër, krejt bota demokratike është në luftë për shëndet, ndërsa ju veç për pushtet!

Sot, 888 raste me Covid -19.

Kryeministër, iu kisha paralajmëruar se pandemia nuk është lojë. E thashë nga përvoja e jo nga dëshira se virusi ishte dhe është akoma në mesin tonë. Iu luta dhe po iu lutem sërish që të tentoni të punoni. Fillimisht thatë që e mundët pandeminë, pastaj thatë se do ta mundni! Cila është e vërteta juaj kryeministër? A besoni ende që e keni mundur pandeminë? Nëse po, atëherë nuk jeni n’tokë t’bukës. Nëse kthjellesh dhe e sheh situatën reale, fillon e beson që virusi është në mesin tonë. E rrjedhimisht, a mendon ende si dikur që ministri “mindil” është i duhuri për ta fituar këtë betejë? Nëse po, si është e mundur që i njëjti është duke u marrë me fushatë për zgjedhjet lokale dhe jo me pandeminë?

Kryeministër, mjaft i mashtruat qytetarët, mjaft!

Definohu kryeministër, pasi që “i duhuri”, veçse i ka braktisur qytetarët! Apo ke mashtruar se është i duhuri! Definohu kryeministër, sepse të duhurit nuk ikin nga beteja.

Qytetarët më nuk mund t’i mashtroni!

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker