Jahjaga për vdekjen e Ramush Tahirit: Na la një njeri i urtë dhe fisnik

ka shkruar në Facebook se me pikëllim ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe ish-këshilltarit e bashkëpunëtorit të saj, Ramush Tahiri.

“Me Ramushin kaluam nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa isha presidente e Republikës. E çmoja për maturinë e tij dhe besimin e palëkundur se mund të zgjidhen problemet edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme. Na la një njeri i urtë, i sjellshëm dhe fisnik. Ngushëllime familjes dhe miqve”, ka shkruar Jahjaga./Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!