Kryetari i PDK-së prezanton kandidatin për kryetar të ardhshëm të Rahovecit

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Bejtullah Deliu e njeh mirë Rahovecin, djersën e fermerëve, ndërmarrësve dhe pritjet e të rinjve të kësaj komune. Prandaj, ai tha se Deliu ka edhe vullnetin e madh që të sjellë transformime në këtë qytet, ashtu siç e meriton.

Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:

Rahoveci, qyteti i punës, i konakut e krenarisë, do të ketë nga tetori kryetarin që e meriton.

Bejtullah Deliu është kandidati ynë për të drejtuar këtë qytet, që është zhvilluar shumë me qeverisjen e PDK-së, por ka ngecur në vitet e fundit.

Bejtullahu e njeh mirë Rahovecin, djersën e fermerëve, ndërmarrësve dhe pritjet e të rinjve të kësaj komune. Prandaj, ai ka edhe vullnetin e madh që të sjellë transformime në këtë qytet, ashtu siç e meriton.

E vizitoj shpesh Rahovecin. Jam krenar me punët e mira që kemi bërë për këtë qytet. Por e di që na presin edhe shumë angazhime të tjera.

Me një ekip të shkëlqyer të kandidatëve për Asamblenë Komunale, me profesionistë të ndershëm, të rinj e të reja, qytetarët e Rahovecit kanë mundësinë që me Bejtullah Deliun dhe PDK-në të rikthejnë punët e mira në qytet e fshatra.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!