Nga Kragujevci u zhvendos në Kosovë, serbi kandidon për asamblist në Istog

Repanoviq është zhvendosur në Kosovë në vitin 2008, ku krijoi një kooperativë bujqësore, shkruan Reporteri.

Ai për mediat serbe atë kohë kishte thënë se ndërmori këtë hap pasi pas diplomimit në Fakultetin Juridik në Kragujevc, dhe atje nuk arriti të gjejë punë.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten ka njoftuar për partitë politke, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur që kanë aplikuar për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në mesin e kandidatëve të pavarur është edhe emri i i Repanoviqit.

“Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker