Bajrami-Kurtit: Po i ofendoni qytetarët që vitin e kaluar e kanë blerë një litër vaj 99 centë e sot e blejnë 1.55 euro

Bajrami thekson se Kurti më mirë është të merret me situatën e të infektuarve dhe si të dalim nga kjo situatë, ndërsa ia përmendi edhe çmimin e vajit.

“Po e ofendon çdo qytetar me këta numra dhe me këto lavdata, e më së shumti je duke i ofenduar ata që vitin e kaluar e kanë blerë një litër vaj 99 cent e sot e blejnë 1.55 Euro”, shkruan ndër të tjera ajo.

Me tutje Bajrami ia shtroi edhe disa pyetje Kurtit për situatën me të cilën po përballemi gjatë pandemisë së koronavirusit.

Postimi i plotë:

“Kryeministër,

Kur fol me shifra duhet me qenë gjithpërfshirës me i paraqitë të gjitha shifrat. Sot, shifrat për të cilët është dashur të flisni janë ato të të infektuarëve dhe strategjia e qeverisë si më dalë nga kjo situatë.

Po e ofendon çdo qytetar me këta numra dhe me këto lavdata, e më së shumti je duke i ofenduar ata që vitin e kaluar e kanë blerë një litër vaj 99 cent e sot e blejnë 1.55 Euro.

Normal se ka 34% më shumë se vitin e kaluar të hyra nga tatimi në të ardhurat e korporatave, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur e shumica e korporatave nuk kanë pasur mundësi të shesin asnjë produkt nga 11 marsi deri me 5 qershor.

Normal se ka 37% më shumë TVSH të mbledhur se vitin e kaluar, sepse vitin e kaluar vendi ka qenë i mbyllur.

Normal se ka 95% më shumë tatim në pronë të mbledhur këtë vit sepse vitin e kaluar qytetarët për shkak të mbylljes as që kanë pasur mundësi ta paguajnë tatimin në pronë.

Kryeministër, trego:

  • Qysh po e shpërndan pakon e ringjalljes 420 milionë euro?
  • Qysh ka me u zhvillu mësimi nga data 1 shtator?
  • Si ka mundësi që jemi vendi me më se paku të vakcionuar në rajon?
  • Kush i ka “meritat” që i kemi mbi 1300 të infektuar në ditë?
  • A po shkojmë drejt mbylljes totale?
  • Si keni me i ndihmu bizneset e qytetarët kur ta mbyllni vendin?

Trego për të ardhmën, se në ekonomi krejt çka po ndodhë është meritë e madhe e bizneseve, qytetarëve, konsumit që vjen nga prezenca e mërgimtarëve tonë, masave të rimkëmbjes ekonomike të qeverisë se kaluar dhe natyrisht inflacionit.

Asnjë vendim nuk keni marrë që ndihmon ekonominë, asnjë!”. /Rahoveci INFO/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker