Kurti: Bonat e Diasporës mundësi e mirë për të kontribuar në ndërtimin e vendit

Kurti nëpërmjet një video ka thënë se kanë mbetur edhe pak ditë për të investuar në bonat e diasporës.

“Bonat e diasporës janë një mundësi e mirë për të kontribuar ju në ndërtimin e vendit dhe njëkohësisht të përfitoni nga një investim që është i garantuar nga shteti. Gjatës kohës sa e mbani investimin ju merrni interes që i liruar nga tatimi dhe pasi të përfundojë afati i investimit, shuma e investuar iu kthehet e plotë. Pra mendojeni si një depozitë të afatizuar në bankë me dallimin e vetëm që kursimet nuk i shfrytëzon banka por shteti për zhvillimin e vendit. Fondet që i investoni në bonat e diasporës hynë në buxhetin e shtetit dhe me ato fonde ne do të mbështesim prodhuesit vendor për të rritur kapacitetet e prodhimeve”, ka thënë ai në një video drejtuar diasporës.

Afati i fundit për t’u regjistruar në bonat e diasporës është deri më 18 gusht. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker