Vetëvendosje prezanton kandidatin për kryetar të Istogut

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Istog, shkruan Rahoveci INFO.

Postimi i plotë:

“Të dashur qytetarë të Istogut, aktivistë e simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sot në Qendrën tonë e kaluam një proces të rëndësishëm lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Përmes demokracisë së brendshme sot në mbledhjen e Këshillit të Qendrës u votua për kandidatin për kryetar të Komunës së Istogut. Me shumicë votash u votua që kandidati për kryetar të Komunës së Istogut nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë, Agron Avdijaj.

Ndryshimi në Istog është i domosdoshëm e Lëvizja VETËVENDOSJE! është alternativa e vetme dhe e duhura për ta bërë ndryshimin.

Na priftë e mbara!”. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker