Zemaj pas rritjes së rasteve: Kurti dhe Vitia krejt për pushtet e asgjë për shëndet

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj përmendur shifrën prej 1 mijë e 370 të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa thotë se Kurtin e Vitinë i ka ‘tërbuar’ lufta për pushtet.

“E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.370 raste të reja me Covid-19 dhe 1 të vdekur. Ndërkaq, ministrin e Shëndetësisë dhe kryeministrin i ka tërbuar tërësisht lufta për pushtet. Në fazën më kritike të epidemisë në Kosovë, me rritjen enorme të rasteve pozitive me Covid-19, ku vala e infeksionit me variantin Delta ka marrë përpjetën, Qeveria mendon veç për vota e pushtet”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.

Zemaj përmendi mungesën e respektimit të masave kufizuese si dhe rritjen e të hospitalizuarve.

Zemaj e ka quajtur të papranueshme që në kohën kur vendi shënon 1370 raste të reja vetëm brenda një dite, qendra kryesore e vaksinimit në Kosovë “1 Tetori” dhe shumë qendra tjera janë të mbyllura për shkak të ditëve të vikendi.

Postimi i plotë:

“N’dorë t’Zotit, krejt për pushtet e asgjë për shëndet!
E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.370 raste të reja me Covid-19 dhe 1 të vdekur. Ndërkaq, Ministrin e Shëndetësisë dhe Kryeministrin i ka tërbuar tërësisht lufta për pushtet.
Në fazën më kritike të epidemisë në Kosovë, me rritjen enorme të rasteve pozitive me Covid-19, ku vala e infeksionit me variantin Delta ka marrë përpjetën, Qeveria mendon veç për vota e pushtet.
Lëvizjet e qytetarëve janë pa mbikëqyrje si dhe pa asnjë kontroll mbi masat kufizuese. Numri i rasteve spitalore dhe i vdekjeve po rritet frikshëm, ndërsa Kurti dhe Vitia e kanë luksin e planit për vota dhe fushatë zgjedhore.
Në këtë situatë, qendra kryesore e vaksinimit në Kosovë, “1 Tetori”, dhe shumë qendra tjera janë të mbyllura, ngaqë është ditë vikendi. Arsye e papranueshme. Fakt i frikshëm. Në vend se të shtohen mundësitë e vaksinimit, ato mbyllen, kurse mundësitë ngushtohen. N’dorë t’Zotit, me këta mashtrues e demagog, krejt për pushtet e asgjë për shëndet!”. /Rahoveci INFO/
Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!