Zyrtare: Arben Vitia kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës

Përmes një njoftimi për medie, VV-ja njofton se pas mbledhjes së Këshillit të Qendrës në Prishtinë, u vendos që Vitia të kandidohet për kryetar të Prishtinës.

“Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave anti-covid, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

“Dje pasdite, është mbledhur Këshilli i Qendrës së Prishtinës, për të votuar kandidatin për Kryetar të Prishtinës nga rradhet tona dhe kandidatët për asamblenë komunale.

Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave anti-covid, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Në bazë të statutit tonë, delegatët votuan edhe gjysmën e kandidatëve për asamble në listën tonë, listë e cila e plotë do të publikohet në fillim të javës”. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker