Memli Krasniqi zyrtarizon Ali Nimanajn, kandidat për komunën e Istogut

Përmes një postimi në Facebook, i pari i PDK-së flet për bukuritë e Istogut dhe qytetarët punëtorë.

Krasniqi thotë se Istogu duhet të transformohet në vend turistik, ndërsa thotë se kandidati i PDK-së për këtë komunë, Ali Nimanaj, e ka vullnetin dhe potencialin që të punojë për ndryshimin e modelit që qeverisjes në Istog.

Postimi i plotë:

“Komuna e Istogut i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Me bjeshkë e natyrë të mrekullueshme, me qytetarë punëtorë, Istogu duhet të trasnformohet në vend turistik që siguron mirëqenie shumë më të mirë për gjithë të rinjtë e të rejat, pa dallim.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj e ka vullnetin dhe potencialin që të punoj për ndryshimin e modelit të qeverisjes në Istog.
PDK do ta çlirojë potencialin e saj dhe do të hapet për tu krijuar hapësirë vendimmarrësve profesionistë të rinj, në njërën prej komunave më të bukura që ka Kosova.
Ne do ta mbështesim Ali Nimanajn, për të zbatuar prioritetet e qytetarëve, për reforma rrënjësore me transparencë e llogaridhënie të plotë”. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker