Tërmkolli: Nuk i thuhet SHBA-ve prit të shohim, i thuhet shkurt po

Pas konfrimit të Shqipërisë për ta mbështetur kërkesën e SHBA-ve, për t’iu dalë në ndihmë të pastrehëve afgan, qeveria e Kosovës, ka informuar se janë në komunikim me SHBA-të për të strehuar afganët, shkruan Rahoveci INFO.
Një reagim në Facebook e ka bërë, edhe ish-deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli.
Tërmkolli, në postim ka thënë se SHBA-ve mund t’i drejtohesh me vetëm një përgjigje të shkurtër “po”, por nuk mund t’i thuash që të presë.
“Nuk i thuhet SHBA-ve ” prit të shohim” në momentin kur kanë nevojë për ty. I thuhet shkurt e qartë Po!”, tha ajo në postim./Rahoveci INFO/