Uran Ismaili bun në “Rrugën C”: Prishtinën e duam të gjithë dhe vetëm bashkë mundemi me e ndreqë

Kësaj radhe, Ismaili ka qëndruar në lagjen “Rruga C”, për t’u njohur nga afër me problemet që ka kjo lagje.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili thotë se Prishtina nuk është e kryetarit, por e gjithë qytetarëve dhe vetëm së bashku mundemi me e ndreqë.

Postimi i plotë:

“Rruga C. Një lagje e re, por me shumë probleme, prej “garave” të veturave natën, e deri te rreziku serioz prej qenëve endacakë.
E falenderoj shumë Rrezen e Robin për mikpritjen, dhe kohën që na dhanë për me na jep një pasqyrë të kësaj lagjeje. Për nji gja u pajtuam, Prishtina nuk është e kryetarit të komunës. Prishtina është e qytetarëve, dhe i përket të gjithëve!
Prishtinën e duam të gjithë dhe vetëm bashkë mundemi me e ndreqë.
Prishtina na bashkon. 🌳“. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker