Haliti: Organizatat xhihadiste i ofruan para UÇK-së, u refuzuan

Ai në një intervistë në T7 ka thënë se të gjitha ofertat ishin refuzuar me automatizëm.

Sipas tij Ushtria Çlirimtare ka pasur filtrat e saj, dhe ka qenë e kujdesshme se me kënd po hyn në bashkëpunim.

Me rigorozitet të lartë janë trajtuar organizatat ekstremiste fetare.

“Ne e kemi pasë një përpjekje të madhe, një dyndje të madhe, të këtyre organizatave xhihadiste dhe ne s’i kemi lënë me hy, as s’ju kemi kriju mundësi me hy. Ne s’kemi pranuar, kurrë, kurrë, asnjë cent edhe pse ka pasur ofertë nga asnjë organizatë që mund t’ketë qenë e implikume në veprime terroriste. S’kemi mbajtë asnjë raport me to. Gjithçka ka kalur nëpër filtra”.

Ai ka thënë se ka pasur mundësi që në nivele më të ulëta është infiltruar ndonjë prej ekstremistëve fetarë, por sipas tij UÇK-së nuk i është shkaktuar asnjë dëm i madh, pasi që janë mbrojtur me sukses celulat e saj komanduese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker