Haradinaj kritikon VV-në: E dhimbshme të hiqet ministri i Shëndetësisë për interes të një gare

Haradinaj në një konferencë për media ku prezantoi të gjithë kandidatët e AAK-së për kryetarë komunash, tha se kandidimi i Arben Vitisë është një porosi e keqe që po dërgohet nga Lëvizja Vetëvendosje, në kohën kur janë rritur numrat e të prekurve me COVID-19.

“Porosia është e keqe që po e dërgon Vetëvendosje në këtë rast edhe nëse e kanë të vetmin kandidat të mirë, është e keqe, sepse po e heqin ministrin e Shëndetësisë, është porosi e gabuar me heq ministrin e Shëndetësisë. Nëse e kishin heq se nuk është i suksesshëm në menaxhim të pandemisë, ka kuptim, por ta heqin kur kemi përkeqësim të gjendjes për interes të një gare është pak e dhimbshme që po e shohim. Nuk e di a duhet ta shkarkojë por është e dhimbshme se ai nuk e ka mendjen më te pandemia, por e ka te gara dhe nuk është në rregull”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndryshe, në garë për të parin e Prishtinës janë Daut Haradinaj nga AAK, Arben Vitia nga VV, Përparim Rama nga LDK dhe Uran Ismaili nga PDK.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!