KQZ tregon numrin e partive politike që do garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit

Sipas KQZ-së, 32 prej tyre janë subjekte politike, një koalicion dhe 35 iniciativa qytetarë, ndërsa 26 janë kandidatë të pavarur, shkruan Rahoveci INFO.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4 mijë e 920, ku 165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.

“Komisioni do të shqyrtojë këto materiale për të bërë certifikimin e kandidatëve më tutje”, ka thënë Elezi.

KQZ-ja ka kohë në dispozicion për vendim për certifikimin e kandidatëve dhe subjekte politike deri më 1 shtator. Procesi është planifikuar të përfundojë deri më 6 shtator.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker