Kurti: Vetëm kur të lidhemi me njëri-tjetrin mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar

Kurti, nuk mori pjesë fizikisht në këtë aktivitet, derisa mesazhin e tij e ka bërë publik zyra për media e kryeministrisë.

“Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar”, ka shkruar në mesazhin e tij Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri theksoi se asnjë politikan shqiptar nuk duhet të bashkëpunojë me krimin, ndërsa u shpreh se orientimi i shqiptarëve është perëndimi.

“Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë ShBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të luftojmë korrupsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se partnerët po ndihmojnë në luftën kundër ndikimeve negative ruso-kineze në rajon.

“Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon. Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta humbim këtë moment të rëndësishëm historik”, ka thënë Kurti.

Këto qëndrime të Kurtit vijnë në kohën kur po diskutohet shumë rreth iniciativës për bashkëpunim rajonal të quajtur “Open Balkan” të iniciuar nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!