PDK kandidon Shaqir Hetemin për kryetar të Leposaviqit

Këtë e ka bërë të ditur Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se Hetemi e ka dëshmuar se qëndrimi në shtetin e tij është mision përtej angazhimit politik, transmeton Rahoveci INFO.

“Ai po e dëshmon se gara elektorale e PDK-së, do të jetë në tërë Republikën e Kosovës, edhe në Leposaviq, si në të gjitha komunat tjera”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i kryetarit te PDK-së:

Shaqir Hetemi me shembullin e vet ka dëshmuar se qëndrimi në shtëpinë dhe tokën e vet, në shtetin e vet, është mision përtej angazhimit politik. Ai po e dëshmon se gara elektorale e PDK-së, do të jetë në tërë Republikën e Kosovës, edhe në Leposaviq, si në të gjitha komunat tjera.
Shaqiri e do vendlindjen, e do Kosovën dhe ne e përkrahim fuqimisht.
Vota e qytetarëve për Shaqir Hetemin do të jetë votë për të mos u shpërngulur, votë për të vazhduar qytetarët jetën në shtëpitë e veta, në trojet e veta, në shtetin e vet, pa dallim.
Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!