​Qeveria merr vendim për strehimin e afganëve në Kosovë

Lajmi është bërë i ditur në Facebook nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, sipas të cilit ky vendim është një përpjekje e Kosovës të ofrojë ndihmën e saj duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare për ofrim të ndihmës kategorisë së personave të cilët gjenden apo mund të gjenden në rrezik, u janë shkelur të drejtat themelore për arsye të luftës dhe konfliktit në Afganistan.

“Ky vendim, i hap rrugë kësaj kategorie për një vend ku do të qëndrojnë përkohësisht, të sigurt, të gëzojnë të gjitha të drejtat themelore sipas legjislacionit tonë si dhe përkrahjen institucionale deri në krijimin e një zgjidhjeje afatgjate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Sveçla.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kam propozuar votimin e vendimit për nevojën e ofrimit të Mbrojtjes së Përkohshme dhe të menjëhershme nga Republika e Kosovës, për qytetarët afgan të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të qeverisë amerikane në Afganistan si dhe për familjarët e tyre.

Ky vendim, nisur përveç nga fryma e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është njëherësh edhe një përpjekje e Republikës së Kosovës të ofrojë ndihmën e saj duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare për ofrim të ndihmës kategorisë së personave të cilët gjenden apo mund të gjenden në rrezik, u janë shkelur të drejtat themelore për arsye të luftës dhe konfliktit në Afganistan.

Pamjet që po shohim sot, jo shumë kohë më parë ishin pamjet që i kemi jetuar vetë dhe mbrojtja që kemi propozuar të ofrojmë sot, është prezantuar dhe zbatuar si koncept pikërisht për eksodin e refugjatëve kosovarë në vitet e 90’ për t’i dalë në ndihmë Kosovës, e cila sot ka vullnetin ta kthejë këtë të mirë.

Ky vendim, i hap rrugë kësaj kategorie për një vend ku do të qëndrojnë përkohësisht, të sigurt, të gëzojnë të gjitha të drejtat themelore sipas legjislacionit tonë si dhe përkrahjen institucionale deri në krijimin e një zgjidhjeje afatgjate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo përpjekje për të shpëtuar jetë, është detyrim moral i vendit tonë, dhe parim njerëzor të cilit po i jepet karakter institucional si dhe është bashkëpunim i pandërprerë me shtetin amerikan, si aleat në këtë proces dhe në të gjitha proceset e rëndësishme të zhvilluara në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker